Transmetuar më 15-12-2019, 10:10

Policia e Shkodrës ka zhvilluar një aksion në orët e mbrëmjes deri në mëngjes.

Janë zhvilluar kontrolle në disa lokale dhe mjedise të ndryshme teksa janë konstatuar lojëra fati të paligjshme, baste sportive të paligjshme ndërsa është gjetur edhe lëndë narkotike e dyshuar si kanabis dhe kokainë por në doza të vogla.

Dyshohet për 5 të arrestuar nga policia ndërsa numri i të shoqëruarve ka qenë rreth 20 persona 5 prej të cilëve mendohet se janë vënë në pranga.

Nuk dihet ende identiteti i personave të arrestuar dhe shoqëruar nga policia dhe veprat penale për të cilat akuzohen./b.l/noa.al/