Transmetuar më 15-12-2019, 10:33

"Casa de Papel" ishte seriali që mori vëmendjen e të gjithëve dhe fansat ende janë në pritje të sezonit të katërt.

Këngëtari shqiptar Butrint Imeri mund të jetë një prej fansave të serialit, pasi është frymëzuar që një prej skenave ta bëjë pjesë të klipit të tij të fundit.

"M’ke rrejt" titullohet kënga që solli dje, ku Butrinti qëndron në mes të grupit, njësoj si aktori i njohur si "Profesori".

Ai është lideri i grupit dhe i drejton që të bëjnë vjedhje të mëdha. Mesa duket kjo i ka pëlqyer shumë artistit shqiptar dhe nuk ka hezituar që ta përfshijë në koreografi.

Ndërkohë, kënga flet për një histori dashurie që mori fund për shkak të gënjeshtrave. Nuk dihet nëse është dedikim për një vajzë në jetën e Butrintit pasi teksti është punuar nga vetë artisti./a.m/noa.al/