Makinat përplasen kokë më kokë, humb jetën shqiptari në Itali /Emri
Transmetuar më 15-12-2019, 10:40

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku viktimë ka mbetur një shtetas shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur  ditën e djeshme në Moncalvo ku dy automjete, një “Audi” dhe një “Punto”, janë përplasur me njëra-tjetrën në Valle San Giovanni në rrugën e mëparshme shtetërore që shkon nga Moncalvo për në Casale, në kryqëzimin me San Vincenzo.

Goditja ka qenë fatale për shoferin e mjetit “Fiat Punto”, 53-vjeçarin shqiptar i identifikuar si Telo Kurti i cili ka gjetur vdekjen në vend. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe parakalimi i gabuar.

Kurti ishte rezident në rrugën “Mazza” në Ottiglio dhe punonte si murator. Ai njihej nga të gjithë në zonë.

Mediat italiane shkruajnë se ai la pas bashkëshorten Ismete dhe fëmijët Fatima dhe Andi, 27 vjeç, që javën e shkuar kishte marrë nënshtetësinë italiane./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...