Transmetuar më 15-12-2019, 10:55

Pothuajse të gjithëve u ka ndodhur që të paktën një herë në situata të caktuara të kenë kritikuar veten për arsye nga më të ndryshmet. Por ka nga ata që e bëjnë shpesh një veprim të tillë.

Njerëzit, që janë shumë të ashpër me veten, zakonisht e shohin vetëkritikën e tyre si të justifikuar. Për të kuptuar se cilët njerëz janë më të prirur për ta bërë këtë mjafton tu hidhni një sy shenjave të zodiakut më poshtë të cilat bëjnë pjesë të ky grup njerëzish.

Gaforrja

Gaforret kalojnë një kohë të gjatë duke u menduar se cila është gjëja e duhur për të bërë dhe cila jo. Gjithashtu harxhojnë shumë kohë duke mbajtur dietat të ndryshme në mënyrë që të humbasin peshë pasi gjithnjë e kritikojnë nëse marrin disa gramë më shumë.

Peshqit

Peshqit duan që gjithçka të funksionojë pa probleme gjatë gjithë kohës dhe kur ndodh diçka që del jashtë rutinës së tyre dhe shkon keq atëherë ia vendosin fajin vetes për çdo gjë.

Virgjëresha

Virgjëresha mund të kalojë gjithë jetën  duke mbajtur një peshë faji të madhe. Ata nuk e gjykojnë veten e tyre se janë njerëz të këqinj por e urrejnë faktin se mund të kenë gabuar me dikë.

Peshorja

Ato mendojnë se nëse i komplimentojnë të tjerët, të metat e tyre fizike mund të falen apo edhe të anashkalohen. Ata janë vetë-gjykues të ashpër./b.l/noa.al/