Transmetuar më 15-12-2019, 11:10

Gjatë natës, të dhënat e Institutit të Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit njoftuan se janë ndjerë rreth 7 lëkundje sizmike, më e madhja me magnitudë 4 të shkallës rihter në orën 2:18.

E njëjta lëkundje sipas EMSC ka qenë me magnitudë 4.5. Sizmologu Llambro Duni sqaroi se janë paslëkundje normale dhe nuk ka arsye për panik.

Duni shtoi se lëkundja që u raportua me magnitudë 4.5 nga EMSC, në fakt ishte me magnitudë 4.

“Faqja që raportoi magniutdën 4.5 nuk e ka matur sipas magnitudës lokale, por me të tjera njësi matëse. Bëhet fjalë për paslëkundje, e kemi thënë që do të vijojnë, s’ka arsye për panik”, tha ai për Ora News.

Pasi sqaroi se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, sizmiologu Duni tregoi se kohëzgjatja e lëkundjes së tërmetit ka qenë  5 sekonda./noa.al/

Disa lëkundje tërmeti gjatë natës. Mësoni epiqendrën dhe madhësinë e lëkundjes më të fortë