Transmetuar më 15-12-2019, 11:30

Gjatë orëve të fundit, ka rënë në prangat e policisë një 29-vjeçar, banues në Paskuqan, Kamëz pasi goditi një polic.

Ngjarja ndodhi në rrugën "Isuf Elezi", ku shtetasi i identifikuar si A.K., ushtroi dhunë fizike ndaj një punonjësi të Qarkullimit Rrugor.

Ai akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Nuk dihen shkaqet që shtynë 29-vjeçarin të godiste punonjësin e policisë.

Ndërkohë, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme./a.m/noa.al/