Transmetuar më 15-12-2019, 11:43

Pasditen e djeshme, reperi Buta publikoi një projekt muzikor të titulluar Edi Rama.

Në fillim të klipit, ai kishte zgjedhur të përfshinte fjalët e përsëritura "krimi, droga, mafia" që kryeminstri i përdor në foltoren e Parlamentit.

"Kilja vjen nesër proma, Krejt e bardhë si Alaska, Noflla jem Edi Rama", thotë Buta në refrenin e këngës.

Nuk dihet ku është frymëzuar për një projekt të tillë, por nuk është hera e parë që përfshin politikanët në tekstet muzikore.

Para disa vitesh, ai solli këngën "Hashish Thaçi", me të cilën arriti edhe kulmin e karrierës./a.m/noa.al/