Transmetuar më 15-12-2019, 11:45

Policia ende nuk ka asnjë të shoqëruar për vrasjen e ish anëtarit të bandës së Lushnjes, Enver Boriçi. Hetimet janë shtrirë në disa pista ky kryesoret janë e shkuara kriminale por edhe dyshimi se mund të ketë qenë i përfshirë në gjobëvënie.

E shkuara si anëtar i bandës së Lushnjes dhe dyshimet se mund të ketë qenë i përfshirë në gjobëvënie janë nga dy pistat kryesore të hetimit për ekzekutimin e Enver Boriçit të shtunën në Lushnje.

Por pas veprimeve të para, grupi hetimor nuk ka arritur të ngrejë dyshime të arsyeshme për asnjë person që mund të jetë i lidhur me krimin.

24 orë pas vrasjes, në policinë e Lushnjes nuk pati asnjë të shoqëruar në cilësinë e të dyshuarit për ekzekutimin e 43 vjeçarit.

Të vetëm që janë marrë në pyetje kanë qenë familjarët e Enver Boriçit, për deklarimet e të cilëve grupi hetimor tregohet i rezervuar.

43 vjecari ish i dënuar me për përfshirje në organizatë kriminale, shkatërrim të pronës me zjarr dhe dhunim të varreve u vra në lokalin e tij në lagjen ‘Kadri Qystri’ të Lushnjes.

Autori sipas burimeve ishte i maskuar dhe pas krimit është larguar me një makinë që e priste afër lokalit. Vëllai i viktimës, Arben Boriçi, i cilësuar si krahu i djathtë i Aldo Bares vuan në burgun e Peqinit dënimin e përjetshëm.

Nga ana tjetër, grupi hetimor dyshon se ekzekutimi i Enver Boriçit mund të jetë i lidhur me një seri vrasjesh  në Lushnje, si pasojë e përplasjes së bandave si hakmarrje për të shkuarën ose luftën për territore.