Transmetuar më 15-12-2019, 12:36

Ushqime të caktuara mund të na lënë një shije të hidhur në gojë, por duhet të dini se këto të fundit nuk janë shkaku i vetëm. Kjo mund të jetë shenjë e ndonjë problemi shëndetësor, ndaj më poshtë do të rendësim të gjitha arsyet, përse në gojë keni një shije të hidhur.

Duhanpirja

Ekspertët thonë se pirja e duhanit mund të dëmtojë receptorët e gjuhës duke na e bërë më të vështirë shijimin. Për më tepër, duhanpirja mund të lërë të gjitha llojet e shijeve të pakëndshme në gojën tuaj, duke filluar nga e hidhura deri tek ajo metalike.

Higjiena orale

Nëse prej disa ditësh nuk i lani dhëmbët, gjuha juaj do të mbulohet nga mbetje, qeliza të vdekura dhe baktere. Kjo mund të jetë një tjetër arsye përse fryma juaj nuk është e freskët dhe në gojë keni shije të hidhur

Dehidratim

Për të shmangur problemin, sigurohuni që të pini shumë lëngje gjatë ditë. Ekspertët rekomandojnë që të pini rreth 8 gota ose ujë çdo ditë për të shmangur dehidratimin.

Shtatzënia

E fundit por jo më pak e rëndësishme, nëse jeni shtatzënë me shumë gjasa mund të ndjeni një shije të hidhur në gojë. Kjo është krejtësisht normale për shkak të mosbalancimit hormonal.b.l/noa.al/