Transmetuar më 15-12-2019, 13:48

Tërmeti i 26 nëntorit me magnditudë 6.4 të shkallës Rihter vazhdon të shkaktojë panik në Shqipëri.

Gjatë natës së kaluar pati disa palëkundje, për të cilat sizmiologu Llambro Duni thotë se janë normale e do të vazhdojnë. Prandaj askush nuk duhet të shqetësohet, por duhet ruajtur qetësia.

I pyetur se sa kohë duhet që të minimiziohet pasgoditjet, Duni nuk dha një përgjigje konkrete.

"E vështirë ta them, por për një, dy ose tre muaj", tha ai për ‘News24’.

Më parë, sizmiologu Duni tha se lëkundja që u raportua me magnitudë 4.5 nga EMSC, në fakt ishte me magnitudë 4 dhe zgjati 5 sekonda./a.m/noa.al/