Transmetuar më 15-12-2019, 14:00

Ekspertët çaktivizuan sot bombën e Luftës së Dytë Botërore në qytetin italian të Brindisit.

Më shumë se 54 mijë persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre që të shmangnin ndonjë rrezik të mundshëm, pra më shumë se 60% e qytetit.

Mediat lokale e përshkruan si operacionin më të madh të këtij lloji që prej fundit të Luftës. Ekspertët përdorën një robot të kontrolluar për të çaktivizuar bombën.

Modele të ngjashme të robotit janë vendosur edhe në Irak e Afganistan, shkruan gazeta italiane Corriere della Sera.

Eksplozivi u identifikua si një bombë britanike që u hodh në Brindisi në vitin 1941. Eskpertët thanë se peshonte më shumë se 200 kilogramë dhe kishte 40 kilogramë dinamit.

Bomba u zbulua nga ndërtuesit gjatë një projekti rinovimi për një kinema. Sidoqoftë, punëtorët kishin dëmtuar një pjesë të bombës, duke rritur mundësinë e eksplozivit të shpërthente gjatë operacionit të së dielës.

Pasi e hoqën bombën, autoritetet thanë që ata do ta shpërthejnë atë në një mjedis të kontrolluar javën e ardhshme./a.m/noa.al/