Transmetuar më 15-12-2019, 14:22

Aksident me pasojë një person të plagosur rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin liqenor të Pogradecit.

Burime policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, ku një makinë tip “Benz”, ka goditur një person që udhëtonte me biçikletë dhe për pasojë është dëmtuar rëndë shtetasi B.XH., 50 vjeç, banues në fshatin Vërdovë.

Menjëherë pas aksidentit i lënduari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit për të marrë ndidhmën e nevojshme mjekësore ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendin e aksidentit ka bërë të mundur shoqërimin e drejtuesit të mjetit R.A., 35 vjeç, banues në Tiranë në komisariat.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave  dhe shkaqet e aksidentit./b.l/noa.al/