Transmetuar më 15-12-2019, 14:27

Cardi B është një prej repereve më të njohura në botë, e cila fiton miliona dollarë falë muzikës.

Për këtë arsye, dhuratat që vijnë prej saj nuk janë aspak modeste. Cardi B suprizoi bashkëshortin e saj për 28-vjetorin e lindjes duke i dhuruar 500 mijë dollarë cash.

27-vjeçarja shpërndau videon në Instagram ku dukej se kishte fshehur tufat me para në një frigorifer bosh.

Pa dyshim që të gjithë meshkujt do e donin një grua si Cardi B. Para disa muajsh, historia e saj me Offset pësoi krizë për shkak të një tradhtie të reperit, por ajo e fali dhe të dy jetojnë sërish të lumtur.

Cardi B thotë se dashuria mposht gjithçka, prandaj tradhtia e bashkëshortit është një temë që i përket të kaluarës./a.m/noa.al/