Transmetuar më 15-12-2019, 14:42

Policia ka kapur sot 24 vjeçarin R.M., i cili ishte shpallur në kërkim si autor për ngjarjen e rëndë të ndodhur më shumë se një vit në parë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje".

24-vjeçari akuzohet për goditjen me mjete të forta ndaj një personi tjetër duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.

Ngjarja ndodhi më datë 17.09.2018, në qendër të Babrrusë, në bashkëpunim me disa të tjerë që janë arrestuar më parë.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./a.m/noa.al/