Transmetuar më 15-12-2019, 15:18

Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka akuzuar qeverinë për mungesën e informacionit ndaj familjeve të prekura nga tërmeti në Shijak.

Në një postim në Facebook, Çupi shkruajti: "Në Shijak , ku tërmeti nuk është ndjerë vetëm si fatkeqësi natyrore, pasi këtu vazhdon edhe tërmeti qeverisës. 20 pallate të dëmtuara dhe që do të shemben me nga 20 familje për pallat. 400 shtëpi për tu shembur. Asnjë informacion çfarë do të bëhet me këto familje."

Çupi shtoi se qeveria po vijon të dërgojë faturat e energjisë elektrike, ujit, taksat vendore, dhe sigurimet shoqërore ndaj bizneseve si në situatë normale.

"Ndarjet e ndihmave preferenciale sipas përkatësisë politike.  Kjo është situata në Shijak dhe në çdo qytet që i preku tërmeti. Besimin zero te qeveria, dhe pa shpresë për zgjidhje", tha Dhurata Çupi.

Ish-deputetja shtoi se propozimet dhe pesë pikat e PD-së për lehtësirat fiskale të biznesit janë shpresa më e afërt e qytetarëve në këtë periudhë.

Propozimet e Partisë Demokratike për lehtësirat fiskale të biznesit në këtë periudhë dhe 5 pikat konkrete është shpresa e afërt e qytetarëve të Shijakut./a.m/noa.al/