Transmetuar më 15-12-2019, 17:03
Foto ilustruese

Një pensionist ka tentuar të vetëvritet me armë zjarri pasditen e sotme në fshatin Fullqet në Klos.

Dyshohet se Gëzim Zhuku, 68 vjeç është vetëplagosur brenda një banese me armë gjahu.

Ai është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë trajtim mjekësor.

Plagosja ka ndodhur pak minuta më parë, por ende nuk dihen motivet.

Policia ka arritur në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e rrethanave.

Klos/ informacion paraprak

Në fshatin Fshat, Bashkia Klos, në ambientet e banesës së tij  shtetasi G.Xh, 67 vjeç,  dyshohet se ka qëlluar veten me armë gjahu, i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon  hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje./NOA.al