Transmetuar më 15-12-2019, 17:43

Behgjet Pacolli, ministër në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, si dhe numri dy i qeverisë së shtetit më të ri në Europë, pjesë e kombit shqiptar, është konsideruar ndër shqiptarët dhe politikanët më të pasur.

Por ndryshe nga pasuria e shumë politikanëve të tjerë, të cilët e kanë vënë atë pas marrjes së një detyre të lartë, Pacolli ishte i pasur kur i hyri rrugës së politikës.

Ai bëri bujë si ndër të parët nga shqiptarët e pasur, që u solidarizua me pasojat e tërmetit tragjik, në Durrës e Thumanë, ku premtoi 1 milion dollarë dhe nisi madje i pari në ndërtimin e kompleksit për rimëkëmbjen e Shqipërisë.

Por e ka qenë e lehtë dhe si e ka vënë pasurinë Pacolli?

Përmes një postimi, sot në Hamburg, , raporton NOA.al, ai tregoi se 46 vite më parë, kur ka qenë emigrant në këtë qytet, kishte bërë rënda fizike për të mbaruar studimet.

“Ky postim u dedikohet miqve dhe dashamirësve të mi! Në këtë fotografi shihet porti i Hamburgut, në të cilin para 46 vitesh punoja punë të rënda fizike (trajtimin e anijeve të mallrave) për të financuar studimet e mia. Ishte ndjenjë emocionuese të gjendem prap në këtë vend, tani në një pozicion krejtësisht tjetër dhe jo më si qytetar i Jugosllavisë por qytetar i Republikës së Kosovës. Mbrëmë këtu inaugurova Konsullatën gjenerale të Republikës së pavarur të Kosovës”, tha Pacolli në mesazhin e tij./NOA.al