Transmetuar më 15-12-2019, 17:55

Para disa javësh, Loredana dhe Mozzik njoftuan se historisë së tyre i ka ardhur fundi por vazhdojnë të ruajnë kontakte prej vogëlushes Hana.

Duket se reperja e ka lënë pas të kaluarën dhe ka gjetur dashurinë në krahët e një reperi tjetër.

Dyshimet lindën pasi Loredana ka të njëjtat postime me reperin gjerman, Bonez MC. Në disa postime në Instastory, Bonez fsheh identitetin e vajzës bjonde që e shoqëron, ndërkohë që Loredana askund nuk e nxjerr imazhin e tij.

Gjithçka kuptohet prej veshjes së reperes, tutat sportive në ngjyrë të bardhë, kapelja e kuqe dhe videot në automjetin luksoz.

Mbetet për tu parë nëse ka nisur një histori e re apo Loredana e ka thjesht mik reperin Bonez./a.m/noa.al/