Transmetuar më 15-12-2019, 17:57
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Laç-Mamurras.

Si pasojë, tre persona janë plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Në aksident raportohet se janë përfshirë dy automjete.

Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes mes dy mjeteve. Të plagosurit pas ndihmës së parë janë nisur drejt spitalit të Traumës, në Tiranë.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur menjëherë hetimet mbi ngjarjen. /NOA.al