Transmetuar më 15-12-2019, 19:27

I ftuar për të dytin vit radhazi në Akademinë Politike të FRPD-së Christian Kremer, zv-sekretar i Përgjithshëm i Unionit të Partive Popullore Europiane, tha se kriza politike në Shqipëri vjen si pasojë e lidhjes së  krimit të organizuar me politikën.

Gjatë fjalës së tij në Tiranë Kremer tha se krimi i organizuar për fat të keq vazhdon të ushqehet nga politika dhe shtoi se “Për fat të keq problemet janë të njëjta, sepse ne në Bruksel i dimë fare mirë problemet në vend”.

Ai tha se shembuj “çështjen e ndarjes së krimit të organizuar nga politika, largimi i personave me rekorde kriminale nga postet publike”.

“Megjithëse këto kanë qenë probleme madhore, kemi parë që asgjë nuk është zgjidhur deri tani. Krimi i organizuar ende ushqehet nga politika dhe jeta shoqërore dhe janë qytetarët e thjeshtë dhe të ndershëm që paguajë këtë faturë. Prandaj PPE ka qenë e qartë: BE dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të ushtrojë presion në mënyrë që krimi i organizuar të luftohen Shqipëri”, u shpreh Kremer.

Çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë vazhdojnë dhe probleme të tjera të reja kanë dalë së fundmi për median” u nënvizuan si të tjera problematike, teksa Kremer apeloi që BE të ushtrojë presion ndaj Tiranës që të luftohet krimi.

Zv.sekretari i PPE preku edhe çështjen e hapjes së negociatave, duke garantuar mbështetjen e plotë të organizatës më të madhe politike në Europë, atyre të partive të djathta.

“Me lejoni të them diçka në lidhje me pranimin në Bashkimin Europian. Lista e gjatë e problemeve të pazgjidhura nga kjo qeveri nuk ka ndihmuar në diskutimet tona në Bruksel por qëndrimi i PPE është dhe ka qenë shumë i qartë. Megjithëse ka shumë probleme, ne e konsiderojmë një gabim të madh historik mos nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

“Bashkimi Europian nuk është i plotësuar pa Ballkanin Perëndimor dhe pa Shqipërinë’, tha ai. Para të rinjve Kremer garantoi mbështetje totale për programin e Partisë Demokratike.

“PPE mbështet plotësisht propozimet PD për të zhvilluar ekonominë, për të krijuar vende pune dhe për të sjellë prosperitet ekonomik në mënyrë që ju si brez i ri të keni prosperitet në të ardhmen”, – deklaroi zv.sekretari i PPE, gjatë fjalës së tij në Tiranë./NOA.al