Transmetuar më 15-12-2019, 19:49

Të konsumosh një kafe me miqtë, por të pish edhe ndonjë cigare, është mëse normale.

Është normale, edhe nëse mban një post të lartë qeveritar.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, është fotografuar duke pirë cigare nga paparazzi i Panoramës së bashku me zëvendësministren e Brendshme, Romina Kuko, dhe zëvendësministri tjetër, Julian Hodaj, teksa ishin ulur në një bar dhe po pinin kafe.

Ajo që të bie në sy kur janë shkrepur fotot, është fakti se asnjëri nuk po bisedon me njëri-tjetrin.

Tre tre funksionarët e lartë të qeverisë janë të përqendruar në telefonat e tyre, ndërkohë që ndryshe nga Julian Hodaj, dy zonjat po tymosin duhan.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, mbledhjet e shumta qeveritare, presioni për të përballuar situatën, duke se nuk ka kaluar pa lodhje dhe stres nga anëtarët e kabinetit qeveritar./NOA.al