Transmetuar më 16-12-2019, 08:11

Vijojnë donacionet për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili shkaktoi 51 viktima, rreth 900 të plagosur dhe mijëra banesa të dëmtuara.

Shqiptarët e Australisë janë bërë bashkë nëpërmjet shoqatave që veprojnë në këtë vend,

duke mbledhur plot 255 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti.

Diaspora shqiptare në Australi bën me dije se vijon sërish fushata për mbledhjen e fondeve dhe se shuma pritet të rritet më tej. /a.y/noa.al