Transmetuar më 16-12-2019, 08:37

“Ti nuk do jesh kurrë vetëm! Me Aurelin dhe Alesjon, në ditën e parë të shkollës, Ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”.

Kështu shkruan Kryeministri Edi Rama, teksa ndan një video, ku mëngjesin e sotëm shihet duke shoqëruar dy fëmijët e prekur nga tërmeti, në ditën e parë të shkollës qysh pas lëkundjeve të forta sizmike, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli.

“Duhet të jeni kampion në mësime”, i’u kërkoi Rama fëmijëve, teksa udhëtonin me makinë, duke i shoqëruar në shkollën e re, ashtu siç i’u kishte premtuar.

Dy djemtë që vijnë nga zona e Thumanës do të frekuentojnë shkollën 9-vjeçare “Ahmet Zogu” në Kamëz.

Aureli është në klasën e parë dhe Alesio në të pestën, dhe që të dy fëmijët u pritën me nga një top futbolli dhe uniformën e shkollës.

10-vjeçari, Alesjo Cakoni, humbi motrën dhe babanë nga tërmeti në Thumanë dhe për të shpëtuar, ai u hodh nga kati i pestë dhe fatmirësisht shpëtoi.

Ndërsa Aurel Lala humbi motrën dhe gjyshen nga tërmeti i 26 nëntorit. /a.y/noa.al