Transmetuar më 16-12-2019, 08:58

Një tërmet me magnitudë 6.8 ballë të shkallës rihter, goditi gjatë kësaj të diele jugun e Filipineve.

Tërmeti u lokalizua 5 kilometër në jugperëndim të Magsaysay, në provincën e Davao del Sur, në një thellësi prej 28.2 kilometër.

Së paku katër persona gjetën vdekjen prej lëkundjeve të fuqishme, mes tyre një vajzë vetëm 6 vjeçe. Rastësia bëri që në momentin e tërmetit Presidenti Rodrigo Duterte bashkë me të bijën të gjendeshin në shtëpinë e tyre, pikërisht në provincën e goditur nga tërmeti, por fatmirësisht pa pësuar lëndime.

Me dhjetëra lëkundje të tjera pasuan tërmitin e fuqishëm, por me magnitudë nën 5.7 ballë.

Qyteza bregdetare e Padada e cilësuar si parajsë nga turistët, u godit më rëndë nga të gjitha. Aty u shemb një godinë tre katëshe dhe në rrënojat e saj ka ende të zhdukur. /a.y/noa.al