Transmetuar më 16-12-2019, 09:05
Mallrat e sekuestruar

Një person është vënë në prangat e policisë kufitare të Kakavijës, i kapur me mall kontrabandë.

Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative se një autobus i linjës Athinë-Vlorë, në të cilin kishte dhe mallra të fshehura me qëllim mospagimin e detyrimit doganor, do të hynte në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet doganore kryen një kontroll në këtë mjet.

Gjatë kryerjes së kontrollit, në pjesën e brendshme të autobusit, në një vend të përshtatur në pjesën e kondicionerit dhe në pjesën e tualetit u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 63 steka cigaresh.

Gjithashtu në bagazhin e mjetit u gjetën dy valixhe me konfeksione, të cilat do të futeshin kontrabandë në vendin tonë.

Kjo bëri që të vihet në pranga drejtuesi i autobusit, B. L., 40 vjeç, banues në Fier.

Ndërkohë lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, teksa materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabandë me mallra të tjerë”. /a.y/noa.al