Transmetuar më 16-12-2019, 09:20

Këtë të shtunë vajza e këngëtares Anjeza Shahini mbushi 1 vjeç, ndërsa të dielën u bë pagëzimi i saj.

Momente emocionuese për këngëtaren e cila me këtë rast ka publikuar një fotografi të së bijës, duke zbuluar për herë të parë, thuajse të gjithë fytyrën e saj.

Po ashtu Anjeza emocionon me fjalët që i dedikon të bijës: “Shtatzani e shkurtër, por një vit i mbushur me dashuri. Sot (dje) festuam ditën e pagzimit të Torit,

së bashku me ditëlindjen e parë të saj që ishte të shtunën. Ishte një ditë shumë e bukur, faleminderit të gjithë juve që na e bëtë edhe më të bukur me prezencen tuaj dhe që kënduat ‘Shumë urime për ty’ në dy gjuhë bashkë me ne. Histotia e Torit. Pagëzimi i Victoria Kelis Connolly, Tori 1 vjeç. Ditëlindja e vërtetë e Torit”.

Këngëtarja u bë nënë për herë të parë e vogëlushes Tori, si fryt i martesës me diplomatin anglez Paul Connolly. /a.y/noa.al