Transmetuar më 16-12-2019, 09:32
Foto ilustruese

Një person i cili akuzohet për vjedhje, është vënë në prangat e policisë së Beratit.

Bëhet fjalë për 44-vjeçarin Gentjan Mahmutaj, banues në lagjen “Kushtrimi”, i cili është punëtor në një kompani që tregtonte xhama.

Mahmutaj tha se disa persona kishin marrë 10 milion lekë të vjetra, të ardhura këto të mbledhura nga shitja e xhamave.

Por hetimet e policisë zbuluan se ishte ai që ka vjedhur shumën prej 10 milionë lekësh të vjetra, në automjetin e shtetasit R.K.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa Mahmutaj u arrestua. /a.y/noa.al