Transmetuar më 16-12-2019, 10:01

Një djalë i ri vetëm 17 vjeç, i cili punonte si bari, është zhdukur në mënyrë të mistershme në Gjirokastër.

Bëhet fjalë për adoleshentin nga Libohova, Izet Tosuni, i cili prej një jave është zhdukur pa gjurmë.

Bazuar në dëshmitë e banorëve të zonës, ai është parë për të fundit herë të dielën e një jave më parë, teksa po hipte në një makinë në fshatin Sofratikë.

Që nga ai moment prej Tosunit nuk ka asnjë informacion, duke bërë që familjarët të bëjnë denoncim.

Fotografitë e të riut janë publikuar, me shpresë për gjetjen e tij, për shkak se vuan edhe nga probleme të shëndetit mendor. /a.y/noa.al