Transmetuar më 16-12-2019, 10:12

Kryeprokurori i ri, Olsian Çela takoi ditën e sotme stafin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila u shkri për shkak të krijimit të prokurorisë speciale antikorrupsion, SPAK.

Teksa tashmë ka nisur transferimi i dosjeve, z.Çela tha se kjo prokurori ishte e suksesshme.

Ai shtoi se “rezultatet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda sollën qëndrimin pozitiv të ndërkombëtarëve në raport me qasjen e tyre për futjen e Shqipërisë në NATO dhe organizma të tjera të BE”.

Ndër të tjera Olsian Çela falënderoi prokurorët që kontribuuan në kaq vite, ndërsa iu uroi sukses në detyrat e reja ku janë transferuar. /a.y/noa.al