Transmetuar më 16-12-2019, 10:36

Në tryezën e organizuar nga Partia Demokratike kundër ligjit “anti-shpifje” të propozuar nga qeveria për lirinë e medias, kryedemokrati Lulzim Basha e cilësoi si “Propozim për të instaluar edhe me ligj censurën”.

Ai tha se kjo që po ndodh është dramatike, duke thënë se opozita nuk e njeh ligjin “anti-shpifje”.

Sipas tij, situata me të cilën media po ballafaqohet është një ofensivë kundër liriëe ëe shprehjes dhe se pa lirinë e medias nuk ka liri politike.

“Mosinformimi dhe keqinformimi është objektiv i qeverisë dhe Edi Ramës, arrestimeve, presioneve financiare duke ngushtuar informimin. Kjo është një vijë e kuqe e papranueshme për ne Partinë Demokratike dhe opozitën e bashkuar. Kjo është një luftë e shpallur kundër lirisë së medias. Qeveria po propozon një ligj per të instaluar censurën. Objektivi ynë është ti japim vendit një kuadër ligjor për ti mbyllur derën tranzicionit ndaj medias dhe për ta zhvendosur në standarde europiane në praktika të autonomisë dhe lirisë së shprehjes”, u shpreh Basha.

Ai tha se nëse çmenduria çohet deri në fund në parlamentin e cunguar, opozita nuk do ta njohë dhe sapo të ketë mundësinë e qeverisjes për ta zhbërë këtë legjislacion bashkë me shoqatat e gazetarëve, do të pezullohet çdo masë e tillë arbitare.

Basha tha se shteti e nisi kryesinë e OSBE me një sjellje rrugaçërore dhe kriminale, kundër lirisë së medias.

Kryedemokrati deklaroi se “Ne na bashkon interesi publik”. /a.y/noa.al