Transmetuar më 16-12-2019, 11:21

Kryedemokrati Lulzim Basha bashkë me dy zyrtarët demokratë, ish-sekretarin e përgjithshëm të PD, Arben Ristani dhe financierin Ilir Dervishi, do të dalin para gjykatës më 13 janar.

Seanca paraprake ndaj tyre do të mbahet në orën 14.00 të asaj dite, ku janë marrë të pandehur lidhur me çështjen e lobimit rus.

Do të jetë gjyqtari Lazer Sallaku ai që do të vendosë nëse do e kalojë për gjykim çështjen ose do e pushojë për mungesë provash.

Basha, Ristani dhe Dervishi akuzohen për falsifikim të vulave dhe stampave.

Kryedemokrati akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.

Partia Demokratike akuzohet ka paguar 525.000 dollarë për lobimin, ndërsa kompania ruse në pronësi të Victoria Valkovskaya dhe Natasha Radysheva, “Biniatta Trade” 150.000 dollarë.

Mirëpo këto pagesa nuk rezultojë të deklaruara në raportin financiar të PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, çka krijoi dyshime lidhur me origjinën e parave. /a.y/noa.al