Limoni, fruti që rikthen shkëlqimin e lëkurës
Transmetuar më 16-12-2019, 19:58

Limoni është një frut i mrekullueshëm dhe jo vetëm për t’u ngrënë. Askush nuk e ka idenë se sa shumë mrekulli mund të bëjë limoni për lëkurën e fytyrës.

Zhduk shenjat e plakjes

Vetëm aplikoje limonin drejt në zonat ku ke shenjat e para të rrudhave dhe në mëngjes laje fytyrën me ujë të ftohtë. Pas një jave apo dy, limoni do ta ketë pastruar fare lëkurën dhe fytyrës i është kthyer shkëlqimi.

Shkëlqen dhe zbut lëkurën

Për lëkurë të ndritshme dhe të butë, sërish ju vjen në ndihmë limoni. Disa zona të trupit me lekurë të ashpër si gjunjtë, bërrylat apo themrat e këmbëve mund të zbuten me lëng limoni. Këtë herë lëkurën e freskët të frutit (pasi ia keni shtrydhur lëngun), aplikojeni mbi ҫdo zonë të trupit: duke përfshirë gjunjët, bërrylat dhe thembrat. Mbajeni për disa minuta ose edhe gjatë gjithë natës. Pas disa përdorimesh, lëkura do të jetë mjaft e butë dhe me shkëlqim.

Pastron pikat e zeza

Qelizat e vdekura të lëkurës mund t’i pastrosh mirë me lëng limoni. Nëse përdor lëngun e frutit në zonat ku ke pika të zeza dhe ta mbash për disa minuta, do të shpëtosh përfundimisht nga ato. Mbi një lugë ҫaji sheqer hidh lëngun e një gjysme limoni. Më pas shto edhe pak vaj ulliri. Përhape në fytyrë duke e masazhuar me kujdes, sidomos në zonat me pika të zeza. Aplikoje disa net me radhë derisa të vëresh që pikat e zeza janë zhdukur përfundimisht.

Për lëkurë të yndyrshme

Nëse ke probleme me yndyrën e lëkurës, provo një maskë. Kombino 2 lugë lëng limoni, 2 lugë vodka, 1 lugë gjelle ujë të distiluar. Vendose në fytyrë me një copë pambuku dhe pas disa minutash, shpëlaje me ujë të ftohtë. Nëse e ruan në frigorifer, maska mund të zgjasë deri në një javë.

Kundër rrudhave

Për të bërë një maskë anti-rrudhë me limon, vepro në këtë mënyrë: Përzje një lugë çaji mjaltë, shto disa pika lëng limoni dhe një pikë vaj bajame. Aplikoje maskën në fytyrë dhe lëre të thahet për 20 minuta. Më pas, shpëlaje me ujë të vakët./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...