Transmetuar më 17-12-2019, 00:09

Barcelona jep një mesazh të qartë për planifikim urban, sidomos shqiptarëve në këto ditë të trazuara pas tërmetit.

Qyteti më i populluar i zonës së Katalonjës, që pretendon autonomi nga Spanja, ka ditur të ndërtohet përmes një plani urban, që shërben si leksioni më i mirë për botën dhe qytetet e zhvilluara, por më tepër për ato vende dhe qytete që nuk e respektojnë atë.

Me ndërtesa kuturu, të ndërtuara pa asnjë kriter gjatë 30 viteve të fundit, Shqipëria po e provon më shumë se kurrë dëmin e parikuperueshëm me ndërtimet.

Përveç  fajtorëve të ndërtimeve, apo shkeljeve të rënda që janë konstatuar, disa prej të cilëve janë aktualisht nën akuzë nga prokuroria, nevojitet edhe ndërgjegjësimi i shoqërisë, se ka ardhur koha për një plan të tillë urban.

Barcelona nuk u ndërtua për një ditë, as për një muaj dhe as për 10 apo 20 vjet. Ajo ndërtohet gradualisht sipas këtij një plani urban, që nuk guxon ta shkelë askush, edhe pse ndërrohen qeveritë, apo drejtuesit e pushtetit lokal./NOA.al