Transmetuar më 17-12-2019, 16:04

Dy burime me ujë të helmuar, por kundër ligjit të Rames që dublon gjyqësorin me justifikimin e shpifjes

Nga Edmond Arizaj

A kane shkruar mediat tona ndonjehere “kerkojme ndjese” pas nje lajmi te genjeshtert? A jane treguar ndonjehere mediat tona profesionale ne kuptimin e plote te fjales? A mund te betohet ndonje media “mbi Kuran e Bibel” se eshte cekesisht e pakapur nga politika a te afert te saj? Cila prej mediave tona eshte kujdesur per dinjitetin, personalitetin, familjen, fytyren, te ardhmen, e dikujt qe “e zuri halli”? Cila prej mediave tona kontrollon komentet e piranjave duke mos lejuar denigrimin dhe poshterimin? Cila prej mediave tona ka nderrmare qofte edhe nje dite fushate kunder “copy paste” te FB te politikaneve? Cila prej mediave tona i ka thene JO nje “pordhe” leshuar nga Edi Rama, Sali Berisha, apo Lul Basha? Kur mediat tona jane bere bashke per mbrojtjen e gazetareve, apo gazetaret per mbrojtjen e vetes? Cila eshte iniciativa qe ka lidhje me profesionin e gazetarit, qe kane marre ndonjehere shoqatat e gazetareve ne vend? (Sa te tilla kemi?!) Kush quhet gazetar sot?! A jane mbledhur ndonjehere “gazetaret” e ekraneve te diskutojne pse ngjallin aq shume reagim negativ? A e kane te qarte gazetaret se cili eshte informacioni dhe cili opinioni? A e dine se cili eshte interesi publik? A e kuptojne mediat pergjegjesine qe kane si pushteti i informacionit ne kuadrin e postulatit “informacioni eshte pushtet”? A jane ne dijeni mediat se liria e tyre nuk eshte e pakufishme? Cfare ka ndodhur me drejtuesit e mediave qe jane “perkedhelur” nga pushtetet e ndryshme dhe vazhdojne e “perkedhelen”? A nuk jane po keto media qe riciklojne njerez te akuzuar boterisht per marredhenie korruptive, duke i bere personazhe emisionesh nate per nate si eksperte? Etj., etj., etj. Edi Rama nuk ka pasur kurre, kurre nje marredhenie te mire me mediat dhe gazetaret, edhe kur ata i kishte nen sqetull. Dhe ai nuk ka ndryshuar. Pse bejne te cuditurin disa “gazetare”?! Rama eshte po i njejti. Narcizist, egocentrist, delirant i skajshem dhe tashme me mendjen e mbushur plot se eshte shpetimtar i Shqiperise. POOOR, ai po vepron me te njejtin kut sic veprojne mediat me qytetaret qe “bien ne hall”. Shfrytezojne pushtetin duke mos menduar aspak, duke mos u kujdesur per etiken, per caqet, per ndjesite, per traumat qe mund te shkaktohen. A nuk po ben dhe Rama te njejten gje?! Mediat shfrytezojne pushtetin e informacionit, duke masakruar cdo person (masakrim pa thonjza), Rama perdor pushtetin egzekutiv per te kercenuar me ane te ligjeve. Vete media ia ka dhene kete fuqi qe ka sot. Madje edhe shumica e atyre qe e sulmojne sot, kane pasur periudhat e dashurise me Ramen. Dhe jo vetem pasion, por diku edhe me shume… Dilema eshte e madhe ne fakt. Jane dy burime qe nxjerrin uje te helmuar. Nuk mund te zgjedhesh te keqen me te vogel, pasi asnje nuk te le pa pasoja. Por megjithate, jam kunder ligjit antishpifje, sepse nuk dua qe te kete dublim te pushtetit gjyqesor. Rama eshte kalimtar, sado vite te rrije ne pushtet. Media nje dite ndoshta do te nise te vetvleresohet dhe te vetpastrohet. Dhe do t’i duhet te kuptoje se ne nje te ardhme, edhe vete Basha nese kalon ligji antishpifje, nuk do te jete aq i gatshem te beje leshime per median, dhe ky ligj mund t’i pershtatet. Media do te jete vertete pushtet, kur ajo te nise te mos abuzoje, te mos trumatizoje, te mos demonizoje. Reklamat vijne edhe nga profesionalizmi. Edhe klikimet po ashtu. Me kete menyre, ndoshta ngadale, por ne menyre te sigurte, nis e ngrihet sadopak edhe niveli intelektual i lexuesve dhe sidomos komentuesve.