Transmetuar më 21-12-2019, 20:23

Në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar po festohen Krishtlindjet, por të rinjtë kanë kaluar çdo parashikim.

Si të mos mjaftonte përdorimi i tepërt i alkoolit, shumë nga të rinjtë janë fotografuar duke u përleshur dhe madje kishte edhe të shtrirë në rrugët kryesore, duke përfshirë Cardiff dhe Leeds.

Shefat e shëndetësisë u kërkuan njerëzve, që të pinë me përgjegjësi gjatë festës.

E Premtja e kaluar para Krishtlindjes, shpesh është quajtur "E Premtja e Çmendur", për shkak të masakrave. Ka pasur edhe arrestime.

Miliona njerëz janë parë të dalin në rrugët e qyteteve kryesore edhe sot, ndërsa kanë filluar pushimet e Krishtlindjeve për shumë njerëz në të gjithë Anglinë.

Siç tregojnë pamjet në Foto-galeri, megjithëse shiu që bie prej dy javësh do të bjerë edhe brenda 24 orëve të ardhshme, duke shkaktuar shumë përmbytje në Britani, kjo nuk i ka penguar britanikët të festojnë si të çmendur. /NOA.al