Transmetuar më 21-12-2019, 23:38

Festivali i RTSH-së nxjerr nesër fituesin e edicionit të 58-të, me Elvana Gjatën favorite kryesore, por edhe me Alirena Ara dhe Era Rusi dhe Valon Shehu pretendentë për çmimin e madh.

Festivali drejtohet nga Alketa Vejsiu dhe regjisore është Vera Grabocka, ndërsa pas dy netëve të para, janë paralajmëruar edhe surpriza të shumta.

"Kam shume arsye për të qenë e lumtur! Giusy Ferreri", tha Aleka Vejsiu, duke prezantuar një emër të madh, ndonëse pati edhe pakënaqësi.

Por një qytetare, Erisa Kostaj, i është drejtuar prezantues, se është mashtruar nga nata e dytë. "Po pse mashtroni moj zonjë?!!!! Publikuat lajmin se do të ishte natën e dytë Giusy Ferreri dhe njerëzit blen bileta, por këngëtarja nuk u shfaq e ju nuk kërkuat minimumi as ndjesë", i tha aja Alketës, teksa prezantuesja nisi të bëj publike surprizat e natës finale.

Pjesë e skenës, mes surprizave të mbrëmjes së nesërme, pritet të jenë dy të ftuar specialë me famë botërore: Eleni Foureira dhe Mahmood.

Surpriza më e madhe është konsideruar pjesëmarrja e Elenit, e cila do të këndojë për herë të parë në një skenë shqiptare, por kjo edhe pse është konfirmuar nga organizatorët, nuk është përmendur mbi mbërritjen e saj në 24 orë para festivalit.

Mos është lënë si surpriza e fundit e madhe e festivalit?

Eleni u tha pak ditë më parë se e pranoi ftesën dhe madje do të dhurojë spektakël në natën finale dhe në Tiranë. Ajo ka planifikuar të vijë së bashku me stafin e saj që e shoqëron kudo.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, sipas organizatorëve do të performojë plot 15 minuta hitet e saj më të njohura, përfshirë këtu edhe “Fuego”, këngë me të cilën ajo fitoi Eurovizion. Performanca do të jetë e shoqëruar nga një trupë e madhe balerinësh, me efekte piroteknike dhe mjaft surpriza të tjera.

Këngëtari fitues i Fest ’58, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, i cili për vitin 2020 do të mbahet në maj, nw Roterdam tw Holandës.

Ndërkohë, në pritje të finales dhe fituesit të garës, juria e Fest ’58 ka nxjerrë 12 këngët dhe këngëtarët finalistë të natës së tretë.

Ata janë:

Tiri Gjoci me “Me gotën bosh”

Gena me “Shqiponja e lirë”

Albërie Hadërgjonaj me “Ku ta gjej dikë ta dua”

Olta Boka me “Botë për dy”

Robert Berisha me “Ajo nuk është unë”

Elvana Gjata me “Me tana”

Bojken Lako me “Malasen”

Arilena Ara me “Shaj”

Sara Bajraktari me “Ajër”

Kamela Islamaj me “Më ngjyros”

Era Rusi me “Eja merre”

Valon Shehu me “Kutia e Pandorës”.

/NOA.al