Transmetuar më 22-12-2019, 13:46
Foto ilustruese

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin ditën e sotme, kanë bërë që të ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta.

Kjo pasi në qytetin e Vlorës, aty ku po mbahej edhe përballja, reshjet intensive e kanë bërë të pamundur vijimin e saj.

Teksa vetëm pesë minuta lojë ishin mbajtur, gjyqtari vendos që ti fusë të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes.

Pas afro 15 minutash, duke parë që situata nuk po qetësohej, ndeshja e mesditës së sotme u shty për të hënën.

Kështu ndeshja Flamurtari-Teuta do të mbahet ditën e hënë, duke nisur nga minuta e pestë. /a.y/noa.al