Transmetuar më 22-12-2019, 16:31

Në ndeshjen me Laçin, Ernest Muçi arriti ti sigurojë fitoren Tiranës pasi realizoi një dopietë fantastike.

Kjo i dhuroi një tjetër festë bardhebluve, të cilët arritën në vendin e tretë në kampionat me 28 pikë.

Laçi ka pësuar humbjen e dytë radhazi. Pati një moment shprese pas në minutën e 27-të, Ignjatoviç realizoi një goditje të saktë me kokë.

Por entuziazmi zgjati vetëm pak minuta.

Fitorja u përcaktua pikërisht kur Muçi shënoi në minutën 33 dhe 78 duke mposhtuar Laçin me rezultatin 2-1.