Transmetuar më 22-12-2019, 22:51

Kjo periudhë e festave të fundvitit mund t’ju bëjë të ndiheni keq se jeni beqare, por nuk duhet të jeni kështu sepse shkenca ka lajme mjaft të mira për ju.

Çuditërisht, gratë e pamartuara janë më të lumtura se ato të martuara.

Sipas profesorit të shkencës Paul Dolan, gratë beqare që shpesh herë sillen si fëmijë janë më të lumtura.

Ai madje zbuloi se gratë beqare jetojnë më gjatë se të tjerat, prandaj duajeni veten ashtu siç jeni.

Eksperti i lumturisë tha, "Ne kemi disa të dhëna të mira duke ndjekur të njëjtët njerëz me kalimin e kohës, por unë do të bëj një shpërndarje masive dhe thjesht them: nëse jeni burrë, ju ndoshta do të martoheni; nëse je grua, mos u shqetëso."

Ai shpjegoi se martesa ndihmon burrat të qetësohen, por femrat nuk përfitojnë aq shumë. Burrat e martuar marrin më pak rreziqe përsipër dhe jetojnë më gjatë.

"Grupi më i lumtur dhe më i shëndetshëm janë femrat që nuk janë martuar kurrë ose që nuk kanë fëmijë", përfundoi ai./a.m/noa.al/