Transmetuar më 23-12-2019, 12:35

Në vigjilje të Krishtlindjes Arqipeshkvi i Metropolitit Tiranë-Durrësit dhe Presidenti i Konferencën Ipeshkvore të Shqipërisë Imzot George Frendo iu është drejtuar me një mesazh besimtarëve por edhe gjithë shqiptarëve.

Tërmeti dhe humbjet që pësuan mijëra shqiptarë ishin kryefjala e mesazhit të tij. Imzot George Frendo vlerësoi si një nga tiparet më të bukura të shqiptarëve solidaritetin.

Duke sjellë shembullin e Jezusit fëmijë, ai kujtoi fjalët e tij: ‘pata uri e më dhatë për të ngrënë, isha i zhveshur dhe më veshët’.

“Ndoshta shumë prej jush ëndërroni të largoheni nga Shqipëria por ëndërroni më shumë të krijoni një Shqipëri më të mirë”, ishin fjalët e Arqipeshkvit George Frendo që i kërkoi Zotit të ruajë Shqipërinë.