Lindin armiqësi të reja! Arilena “sherr” me Elvana Gjatën dhe Alketa Vejsiun, ja cilët artistë përkrahën fituesen e festivalit? (FOTO)
Transmetuar më 23-12-2019, 22:01

Arilena Ara ishte fituese e festivalit të 58-të të Këngës në RTSH dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2020, festival që do të zhvillohet majin që vjen në Roterdam të Holandës.

Bleona Qereti, Arbana Osmani, Adelina Tahiri, Klaudia Pepa, Olta Gixhari, Beatrix Ramosaj, Poni, Dafina Zeqiri, Tuna etj kanë qenë ndër të parat artiste, të cilat kanë uruar këngëtaren shkodrane, për suksesin, teksa ishte në një rivalitet të ashpër me Elvana Gjatën.

Elvana Gjata në profilin zyrtar ka heshtur, pas ndarjes së çmimeve, pavarësisht se mori vendin e dytë.

Por një faqe me emrin e saj, që ndiqet nga mijëra vetë, dhe duket se është i një bashkëpunëtoreje të saj, ka bërë një reagim të ashpër ndaj Arilena Arës.

"Faleminderit Verës se publiku ka qenë kundra kësaj. E shkreta Shqipëri deri në ca pike kemi arritur. Mirë për gjona të tjera po edhe në muzikë s’ka drejtësi. Duhet të kishte një përfaqësues më të mirë pr Eurovizin", shkruhej në komentin e Elvana Gjatës, dërguar Arilenës.

Ka pasur debate dhe replika të ashpra mes fansave ose më saktë të bashkëpunëtorëve të ngushta të dy këngëtarëve në Instagram.

Por pas deklaratës së Alekta Vejsiut, që doli hapur pro Elvana Gjatës, Arilena e hoqi nga ndjekësit e saj në Instagram prezantuesen. Të njëjtën gjë ka bërë edhe moderatorja.

Në Instagram-in e Alketës është vënë re se ajo nuk ndjek më Arilenën.

Tani ato nuk ndjekin më njëra-tjetrën, ashtu sikurse pritej, festivali veç festës e surpizave u shoqërua edhe me armiqësi të reja në botën e artit./NOA.al

Loading...
Loading...