Transmetuar më 24-12-2019, 11:09

Deti është një univers tërheqës i mbushur me krijesa shumëngjyrëshe dhe të çuditshme, aq sa shpesh lë pa fjalë edhe njeriun më pak kurioz. Mes koraleve, peshqve me forma dhe ngjyra të veçanta, bukuria e tij është e garantuar. Më poshtë sjellim disa prej lokaleve nënujore më të pabesueshme në botë.

Ithaa Undersea Restaurant, Maldive– Është një prej lokaleve më tërheqës i cili ndodhet brenda hotel Conrad Maldives Rangali Island. I hapur në vitin 2005, ky restorant ndodhet pesë metra nën sipërfaqen e detit dhe ka një pamje të plotë të detit. Në këtë lokal mund të ulen 14 persona njëherësh dhe të shikojnë gjallesat e rralla përreth.

Al Mahara, Dubai– Është një prej restoranteve më të njohur në Dubai dhe ndodhet brenda Hotel Burj Al Arab. Në të mund të shijohen ushqime deti shumë të shijshme, duke shijuar përreth mrekullinë e detit nëpërmjet një faqeje xhami, pasi restioranti ndodhet nën det.

Under, Norvegji– Është hapur këtë vit dhe është restoranti i parë nënujor në Europë. Në njërën anë të tij shikohet panorama nënujore, në dhjetë metër thellësi. Ky restorant ndodhet në Lindesenes, dhe në të është krijuar një sallë ngrënieje që dhuron pamje mbresëlënëse.

Cargo Hold Restaurant, Durban– Ky restorant ndodhet në Afrikën e Jugut nën ujë dhe në të mund të shihet një vaskë gjigante me peshkaqen. Një tjetër veçanti e këtij lokali është se në menu mund të shijohen ushqime të propozuara nga shtete të ndryshme të botës.

Ossiano, Dubai– Ky restorant njojhet si restoranti i peshkut. Akuariumi i tij është mjaft i veçantë, për shkak se ka peshq nga më të pazakontët, shkruan noa.al.

Sharks Underwater Grill, Orlando, Florida– Në këtë restorant shihet jeta e krijesave nën ujore, nëpërmjet një vetrate të madhe, e cila ofron pamje mbresëlënëse nga akuariumi.

Subsix, Maldive– Ky restorant ndodhet brenda një hoteli në resortin Niyama di Per Aquum, gjashtë metër nën nivelin e detit. Për të arritur në të duhet të udhëtosh me motoskaf dhe të zbresësh tre kate, për të shijuar një vakt me pamje të pazakonta. /a.y/noa.al