Transmetuar më 25-12-2019, 12:00

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar të gjithë shqiptarët festën e Krishtlindjeve. Berisha ka zgjedhur të urojë këtë festë me një foto, ku shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij, Liri Berisha.

Ai shton se kjo është një ditë, ku kujtohet lindja e burrit, Hyjit e profetit që ndryshoi botën e njerëzimin.

"Miqve tanë të krishterë por edhe të gjithë besimtarëve të Zotit ju urojmë gëzuar lindjen e Jezu Krishtit, Hyijt, por edhe profetit dhe burrit që ndryshoi botën dhe njerëzimin. Lavduar qoftë Krishti Mbret", shkruan Berisha./b.l/noa.al/