Makina del nga rruga dhe përplaset me një shtëpi, një i vdekur dhe një i plagosur në Pejë
Transmetuar më 25-12-2019, 12:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person ka gjetur vdekjen dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Kosovë.

Rreth orës 02.48 të mëngjesit të kësaj të mërkure në rrugën Pejë- Deçan, në fshatin Isniq, është aksidentuar një makinë me targa të huaja, e cila ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtues i mjetit, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të ka pësuar dëmtime të shumta.

Për nxjerrjen e trupave u desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës, ndërkohë që i plagosuri ndodhet në gjendje kritike për shkak të dëmtimeve të marra në spitalin e Prishtinës.

Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin ndërsa ishte nisur nga Deçani në drejtim të Pejës, ku më të arritur në fshatin Isniq në vendin e quajtur ‘te ura e Demës’, për shkak të shpejtësisë shumë të madhe ka humbur kontrollin, ka dalë jashtë rruge në të djathtë dhe është përplasur me një shtëpi.

Në ketë aksident, jetën e ka humbur F. H. , 23 vjeç, ndërsa lëndime të rënda ka pësuar Sh. K., 26 vjeç. Lidhur me rrethanat e ngjarjes, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...