Transmetuar më 25-12-2019, 14:16

Australia e përjeton festën e Krishtlindjes më ndryshe se të gjithë.

Qindra turistë e banorë janë veshur me bikini të kuqe e të bardha dhe kanë shijuar rrezet e diellit me plazhin.

Daily Mail ka postuar fotografitë e tyre, të realizuara kryesisht në plazhin Bondi. Pjesa tjetër e botës ka temperatura tepër të ulëta, por Australia ka shansin që të shijojë në rërë e oqean.

Vajzat e djemtë nuk kanë hezituar që të tregojnë linjat trupore e të kombinohen më së miri.

Disa prej tyre kanë marrë edhe kapelet e Babagjyshit për të realizuar imazhet e këtij viti./a.m/noa.al/