Transmetuar më 25-12-2019, 16:27

Bota e futbollit pësoi sot një humbje të madhe. Bekim Bauta, ish-arbitri shqiptar i futbollit maqedonas dhe atij ndërkombëtar humbi betejën me sëmundjen e rëndë.

Lajmin e hidhur e dhanë anëtarët e familjes.

Sipas mediave vendase, Bekim Bauta nuk ia doli të kurohej plotësisht dhe ndërroi jetë në moshën 58-vjecare.

Bekim Bauta ishte prej vitesh arbitër i UEFA-s. Në rang ndërkombëtar, ai gjykoi në 13 sfida (eliminatore të Kupës UEFA, ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës, Europian, etj).

Përveç kontributit në futboll, Bauta ushtroi dhe funksionin e anëtarit të Këshillit Komunal të Strugës./a.m/noa.al/