Nga Erl Kodra: I Love You, Arilena Ara!
Transmetuar më 27-12-2019, 12:37

Se di pse, por nuk munda t’i shpëtoj tundimit për të shkruar diçka rreth Festivalit të Këngës. Megjithse shijet muzikore janë relative, si dashnor i madh muzikës, them se unë e kam edukuar veten me shije të mira muzikore. Ose më mirë të them, kam patur fatin që shumë herët të dëgjoj muzikë të njëmendtë. Shpesh më ndodhë që të "shoh" nëpërmjet tingujve magji të atilla, sa është e vështirë të shihen me sy, ose të përjetohen në forma të tjera të ndjesive njerëzore. Unë notoj që prej muzikës klasike, deri tek këngët hershme burimore. Youtube është një revolucion i vërtetë në këtë industri të pavdekshme.

Së pari, Festivali i Këngës presupozohet që është eskluzivitet i këngës shqiptare, jo i Eurovision Song Contest. Kjo do të thotë se, ky event i këngës shqiptare nuk ka asnjë arsye të kthehet në funksion të modës që mbizotëron në Festivalin Europian. Për më tepër duke patur parasysh se pavarësisht vlerave muzikore, në Eurosong zhvillohen votime të çuditshme gjeopolitike dhe kultivohen shije komerciale për muzikën. Shembujt e këngëve fituese e tregojnë më së miri këtë.

Në këtë kuptim, unë jam i sigurtë se Shqipëria kurrë nuk do të fitojë ndonjëherë Festivalin Europian. Maksimumi, ne mund të bëjmë një prezantim dinjitoz, me muzikë të mirë dhe këngëtarë të talentuar. Në fakt, ky duhet të jetë edhe synimi ynë me pjesëmarrjen në këtë event muzikor ndërkombëtar.

Arilena Ara është një vajzë plot talent dhe potencial të lartë vokal. Muzika e saj është e thellë, tronditëse; ajo mbartë një revoltë të jashtëzakonshme. Arilena nuk bën muzikë të lumtur, alegro; por të thellë dhe tragjike. Zëri i saj sikur buron nga çdo shpirtë që kërkon dinjitetin njerëzor si të drejtë të panegociueshme.

Mua kështu më vjen muzika e Arilena Ara. E fuqishme, e bukur dhe tragjike, njëkohësisht.

Si shqiptar, sivjet ndjehem mrekullisht mirë se vendi im do të përfaqësohet me Arilena Ara.

I Love You, Arilena Ara!/noa.al/

Loading...
Loading...