Transmetuar më 27-12-2019, 21:07

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar ditën e sotme Albin Kurtit dy thirrje që ta mandatojë atë si Kryeministër të ri të vendit.

Por, nëpërmjet një deklarate Albin Kurti u shpreh se nuk ishte në Prishtinë.

Presidenti Thaçi kërkesën e dytë ja bëri duke i thënë se e priste në ora 20:30.

Por kësaj thirrje Albin Kurti nuk ju përgjigj fare.

Teksa u pyet për refuzimet që i ka bërë presidentit të vendit, kreu i Vetëveendosjes, Albin Kurti, është shprehur në mbrëmje për mediat, se ka qenë në Shkup ditën e sotme. Por ai u fotografua me gazetarët, në kryeqytetin e Kosovës, në mbrëmje.

Ai tha se agjenda e një zyrtari nuk është sot për sot dhe se nuk kishin nevojë të nguteshin.

Ai hodhi poshtë edhe pretendimet se kjo mund të ishte një manovër për të fituar kohë, derisa të arrihet një marrëveshje me LDK-në. Kurti, si asnjëherë tjetër, në profilin e tij zyrtar, ka bërë publike një video, ku i drejtohej qytetarëve me pikëpyetjen “Pse u bllokuam?”./NOA.al/