Zhduken pa gjurmë motër e vëlla të mitur, familja alarmon policinë
Transmetuar më 28-12-2019, 12:11

Në rrethana ende të paqarta motër e vëlla janë zhdukur pa lënë gjurmë. Ngjarja është regjistruar në Hajvali të Kosovës.

Kanë qenë familjarët e dy të zhdukurve që kanë dhënë alarmin në polici. Pasi mori dëshminë e prindërve, policia nisi nga puna për gjetjen e dy fëmijëve të mitur.

“Dy ankuesit një femër dhe një mashkull K-Shqiptar kane raportuar se dy fëmijët e tyre të mitur një femër dhe mashkull K-Shqiptar janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre”, thuhet në raportin e policisë.

Loading...
Loading...