Transmetuar më 28-12-2019, 15:43

Në një aksident të frikshëm ka humbur jetën sportisti i hokej, 21-vjeçari Orsk në Rusi, Artem Karpenko.

Aksidenti ndodhi në autostradën M-5 "Ural", në qytetin e Penzës. Në automjetin e tij, Kia, në timon ishte Karpenko, i cili u përplas me një automjet tjetër.

Si rezultat, atleti 21-vjeçar dhe një nga pasagjerët ka vdekur në vend, nga dëmtimet. Shoferi i automjetit tjetër, u dërgua në spital.

Besohet nga hetimet se ka qenë shpejtësia e madhe, që çoi në këtë aksident tragjik.

Skena e përplasjes që vrau sportistin e hokejt, i ka tronditur të gjithë. Makinat ishin copëtuar, ndërsa  pas aksidentit ato morën flakë. Njerëzit vrapuan t’i ndihmonin, por ishte e kotë, për të shpëtuar jetët e dy personave brenda automjeteve./NOA.al